Kina po përpiqet të gjejë një pretekst tjetër për sulmet e ardhshme në ishull, sipas një deklaratë të ministrit të saj të jashtëm, pas një viti rekord kërcënimesh dhe inkursionesh ushtarake, sipas The Guardian.
Në një intervistë ekskluzive me Guardian në Taipei, Josep Wu tha se kërcënimi ushtarak kinez po “bëhej gjithnjë e më serioz”, me një rritje pesëfish të inkursioneve të avionëve luftarakë në zonën e mbrojtjes së Tajvanit që nga viti 2020, transmeton Fol Drejt.
Rikujtojmë se në gusht, kryetarja e Dhomës së SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin. Zyrtarët kinezë thanë se stërvitjet, të cilat përfshinin lëshimin e raketave, ishin një taktikë e bllokadës që një ditë do t’i përdornin realisht kundër Tajvanit.
Analistët vunë në dukje se shkalla e stërvitjeve sugjeronte se ato mund të ishin planifikuar prej kohësh dhe vizita e Pelosit thjesht i dha Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) një pretekst.
“Dhe ne jemi mjaft të sigurt se kinezët mund të duan të përdorin një pretekst tjetër për të praktikuar sulmet e tyre të ardhshme kundër Tajvanit. Pra, ky është një kërcënim ushtarak kundër Tajvanit”, tha Wu.
Ministri tha se nuk ishin vetëm përpjekjet ushtarake të Kinës që po rriteshin, por një “kombinim presionesh”, duke përfshirë detyrimet ekonomike, sulmet kibernetike, dhe përpjekjet diplomatike për ta izoluar Tajvanin ndërkombëtarisht./FolDrejt/