Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi që ministria në fjalë e ka fshirë të gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike ka ministrat që ishin në pozitën udhëheqëse para Glauk Konjufcës.
Për këtë ajo reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qendrimeve zyrtare nga ëebsite i MPJD!!!
Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figuron vetëm ish Ministri Konjufca!
Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!”, u shpreh Haradinaj-Stublla./FolDrejt/