Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër pritet të nënshkruajë një memorandum me Universitetin e Prishtinës, transmeton Fol Drejt.
Ky memorandum ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
Ceremonia e nënshkrimit do të bëhet nesër, në orën 10:00, në kabinetin e ministrit.
Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Hajrulla Çeku dhe Rektori Qerim Qerimi, të cilët më pas do të prononcohen edhe për media./FolDrejt/