Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u ka bërë ftesë të rinjve që të marrin pjesë në Panairin e Rinisë, përcjell Fol Drejt.
Ky panair do të mbahet në Prishtinë më datë 25 gusht nga ora 11:00 dhe ofron hapësirë për të rinjtë që të paraqesin veprimtarinë e tyre dhe të rrjetëzohen me institucionet publike, sektorin privat dhe organizatat.
Siç bëhet thirrje në njoftimin e MKRS-së, të drejtë pjesëmarrjeje kanë të rinjtë e moshës 15-24 vjeçare.
“Nëse jeni artistë, artizanë, ndërmarrës apo krijues të rinj (15 – 24 vjeç), inkurajoheni të aplikoni për të siguruar hapësirë.
Shembuj që mund të ekspozohen janë krijimtaritë në fushën e artit, artizanate të ndryshme, punëdore, gastronomi, teknologji informative, prodhimtari, si dhe fusha të tjera që reflektojnë punën dhe angazhimin tuaj.
Plotësoni formularin e aplikimit deri më 13 gusht: https://shorturl.at/uzKNO”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Bëhet me dije se kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe mbështetet nga UNICEF në Kosovë.