Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë një fond të veçantë për bibliotekat komunale, shkruan Fol Drejt.
“Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sot u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe 31 Bibliotekave Komunale.”, shkruan në njoftimin e ministrisë në Facebook.
Tutje, aty u tha se përmes tyre ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 6,451 euro për furnizim me fond librar të çdo biblioteke.
“Përveq nënshkrimit të marrëveshjeve, Ministri Çeku zhvilloi bashkëbisedim me përfaqësuesit e Bibliotekave Komunale për punën aktuale që po bëhet në MKRS në fushën e librit, ku ndër të tjera theksoi që shuma e përgjithme e mbështetjes për librin këtë vit është 1 milion euro. Po ashtu u fol për politikat dhe punën e përbashkët drejt zhvillimit të mëtutjeshëm në këtë sektor.”, thuhet në vazhdim të njoftimit. /FolDrejt/