Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se sot do të organizohet lansimi i programit: Kosova, shtet i xhudos; transmeton Fol Drejt.
“SOT (30 shtator 2022), ora 17:00, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, do të organizohet ceremonia e lansimit të programit “Kosova, shtet i xhudos”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Bëhet e ditur se në këtë ceremoni do të marrin pjesë krerët qeveritarë dhe “përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës.”/FolDrejt/