Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se sot do të nderohet Donjeta Sadiku, e cila arriti ta fitonte një medalje në Kampionatin Botëror të Boksit në Stamboll, raporton Fol Drejt.
“SOT (23.05.2022), ora 10:15, në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku do të organizohet ceremonia për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.
Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë edhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës. Ministri Çeku dhe të pranishmit do të mbajnë edhe konferencë për media” – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/