Sistemet raketore Iskander dhe sistemet ajrore antiraketë S-400, të cilat Rusia i transferoi në Bjellorusi, janë gati për të kryer detyrat e tyre, tha sot Leonid Kasinsky nga Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.
“Këto lloje të armëve (Iskander dhe S-400) janë në gjendje gatishmërie luftarake dhe 100 për qind të gatshme për të kryer detyra,” tha Kasinski në Telegram, përcjell Fol Drejt.
Sistemi raketor Iskander ka një rreze veprimi deri në 500 km dhe mund të mbajë koka bërthamore, dhe Ukraina dhe Polonia, e cila është një anëtare e NATO-s dhe kufizohet me Bjellorusinë, janë veçanërisht të cenueshme, sipas Reuters./FolDrejt/