Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se forcat e formacionit privat paraushtarak të Yevgeny Prigozhin “Wagner” po lëvizin në veri, përmes rajonit të Voronezh, me synimin pothuajse të sigurt për të arritur në Moskë.
Në Rostov-on-Don, “Wagner” pothuajse me siguri kapi lokacione kyçe të sigurisë, duke përfshirë selinë që drejtonte operacionet ushtarake ruse në Ukrainë, sipas ministrisë britanike në Twitter.
“Me prova shumë të kufizuara të luftimeve midis ‘Wagner’ dhe forcave ruse të sigurisë, disa ka të ngjarë të mbetën pasive, duke u pajtuar me ‘Wagner’,” vë në dukje postimi./FolDrejt/