Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të dielën se dy nga komandantët e saj ushtarakë u vranë në Ukrainën lindore, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Ministria njoftoi në konferencën ditore se komandanti Vyacheslav Makarov nga Brigada e 4-të e Motorizuar dhe zëvendëskomandanti Yevgeny Brovko nga njësia speciale vdiqën në përpjekje për të zmbrapsur sulmet e Ukrainës.
Aty thuhet se Makarov udhëhoqi trupat nga vija e frontit dhe se Brovko “vdiq heroikisht, duke marrë plagë të shumta nga predha”. Ministria e Mbrojtjes rrallë herë njofton vdekjen e një oficeri në konferencat e saj ditore.
Raportohet gjithashtu se forcat ukrainase kryen sulme në veri dhe jug të Bahmutit në 24 orët e fundit, por nuk depërtuan në mbrojtjen ruse.
“Të gjitha sulmet nga njësitë e forcave të armatosura ukrainase u zmbrapsën,” tha ai. /FolDrejt/