Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se kanë rrëzuar 3 avionë luftarakë ukrainas Su-24, Su-27 dhe Su-25 model 3.
Duke theksuar se ata po vazhdojnë ofensivën e tyre në Ukrainë, Konashenkov tha: “U shkatërruan me raketa me precizitet të lartë pajisjet e aviacionit në aeroportin ushtarak Kanatovo në rajonin e Kirovogradit, depoja e municioneve në qytetin Mykolayiv dhe rezervuari i karburantit për automjetet teknike ushtarake ukrainase rreth Jovtnevoye në rajonin Mykolayiv”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai theksoi se u goditën 4 zona ku ishin mbledhur trupa dhe automjete ushtarake dhe 2 depo automjetesh teknike ushtarake në aeroportin ushtarak në rajonin e Kramatorsk.
Sipas tij, njësitë taktike luftarake ajrore ruse dhe forcat ajrore brenda një nate shkatërruan 93 zona ku ishin mbledhur trupat dhe automjetet ushtarake ukrainase. Konashenkov tha se njësitë e raketave goditën 2 qendra komanduese dhe njësitë e artilerisë goditën mjetin transportues që mbante raketa Tochka-U 2 sisteme të lëshimit të raketave, dhe u morën nën sulm 403 pozicione të fortifikuara.
Zëdhënësi Konashenkov tha se sistemi rus i mbrojtjes ajrore rrëzoi një avion luftarak Su-24 rreth ishullit Zmeiniy që i përket forcave ajrore të Ukrainës, një Su-27 rreth vendbanimit Ingulets në rajonin Kherson dhe një avion luftarak Su-25 rreth vendbanimit Koshevoye në rajonin Dnipro. Ai potencoi se 14 mjete ajrore pa pilot u rrëzuan në rajonet Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Kharkiv.
“Deri më sot, 149 avionë, 112 helikopterë, 726 mjete ajrore pa pilot, 288 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 2.834 tanke dhe automjete të blinduara, 325 raketahedhës me shumë fuçi, 1.306 aviatorë dhe mortaja, 2.646 automjete ushtarake që i përkasin Ukrainës janë shkatërruar”, tha Konashenkov./FolDrejt/