Ministria e mbrojtjes në Gjermani Annegret Kramp-Karrenbauer, njëherësh edhe udhëheqësja e partisë më të madhe gjermane CDU, ka thënë se është pro krijimit të një zone të sigurisë në Sirinë veriore, por me pjesëmarrje edhe të Gjermanisë, shkruan Deutsche Presse Agentur, përcjell foldrejt.com.
“Pyetja, sesi duhet të shihet zgjidhja është te krijimi i një zone të sigurtë të kontrolluar nga ndërkombëtarët me përfshirje të Turqisë dhe Sirisë. Kjo me qëllim që të mundësohet përforcimi i luftës kundër terroristëve të ISIS”, tha Kramp-Karrenbauer.
Deri tani Gjermania ka kundërshtuar mjaft rëndë ofansivën turke në Sirinë Veriore duke tërhequr edhe investimin mbi një miliard euro të Volkswagenit nga Turqia, si dhe European Investment Fund ka tërhequr investimin e projekteve nga Turqia./Foldrejt.com