Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën e Lartë Profesionale të Teknologjisë së Informacionit – Cacttus Education, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka bërë të ditur ministri i kësaj ministrie, Armend Mehaj.
“Përmes kësaj marrëveshje ky institucion arsimor privat zotohet ta mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, me ofrimin e zbritjeve në shërbimet e saj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në vlerë prej 30%, duke cekur se të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të trajtohen me respekt të lartë gjatë marrjes së shërbimeve.”, ka thënë Mehaj./FolDrejt/