Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka nisur planifikimin strategjik për Forcën e Sigurisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.
“Sot filluam planifikimet strategjike për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të gjitha proceset si gjithnjë i zhvillojmë sipas standardeve të NATO-s.
Përgëzoj stafin e Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi dhe në veçanti shtabin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për përkushtimin dhe punën që janë duke bërë rreth planifikimit.”, është shprehur Mehaj./FolDrejt/