Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit do të mbajnë takim në një aktivitet në kuadër të fushatës për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta ( AVL), transmeton Fol Drejt.
Në këtë aktivitet do të merr pjesë z. Mehmet Ballazhi, Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe kryesuesi i Komisionit për Armët e vogla dhe të lehta, z. Blerim Gashani dhe Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, z. Niels Knudsen.
Në kuadër të kësaj ngjarje do të mbahet edhe mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Kjo ngjarje do të zhvillohet nesër, më 17 nëntor (e enjte) duke filluar nga ora 10:00, në Komunën e Hanit të Elezit, fshati Gorancë, respektivisht Shkolla Fillore “Veli Ballazhi”./FolDrejt/