Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë ka shpallur sot persona non grata një diplomat rus në Kishinau, pa specifikuar se për cilin person bëhet fjalë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë shpalli persona non grata një diplomat rus në Kishinau.
Ministria e Punëve të Brendshme të Moldavisë njoftoi më herët sot se mbetjet e një rakete ruse të gjuajtur në Ukrainë ranë në një fshat në veri të Moldavisë./FolDrejt/