Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës njoftoi sot se përfaqësuesve të Polonisë dhe Bashkimit Evropian në Ukrainë u janë përcjellë nota, në të cilat kufizimi i importit të grurit ukrainas në vendet e BE-së përshkruhet si “kategorikisht i papranueshëm”.
Kufizime të tilla, pavarësisht nga arsyetimi për to, nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Asociimit midis Ukrainës dhe BE-së dhe parimet dhe normat e tregut të përbashkët të BE-së, tha Ministria, raportoi Reuters.
Ekziston një bazë e plotë ligjore për vazhdimin e menjëhershëm të eksportit të mallrave bujqësore ukrainase në Poloni, Rumani, Hungari, Sllovaki dhe Bullgari, si dhe vazhdimin e eksporteve të papenguara drejt vendeve të tjera anëtare të BE-së, thuhet më tej në deklaratë./FolDrejt/