Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje kosovarëve që të largohen sa më parë nga Ukraina.
Në njoftimin e publikuar në rrjetin social Facebook, thuhet se kjo kërkesë vjen si pasojë e rritjeve dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, kjo të shtuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë”.
“Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.