Ministria e Riintegrimit deklaroi se Ukraina ka kthyer 25 ushtarë të vrarë, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Transferimi i 25 trupave të ushtarëve të vrarë ukrainas u krye nga Oleh Kotenko, komisioner për personat e zhdukur dhe i agjencive për zbatim të ligjit, në kuadër të Ministrisë për Riintegrimin e Territoreve të Pushtuara Përkohësisht.
Procesi u zhvillua në përputhje të plotë me Konventën e Gjenevës, tha ministria. /FolDrejt/