Me anë të një postimi në facebook, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë ftesë qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe COVID-19.
Siç është shprehur kjo Ministri, problemet shëndetësore lidhur me gripin dhe COVID-in mund të zhvillojnë komplikime të rënda te të gjitha moshat, sidomos te personat me sëmundje kronike.
“Ndërkohë që në disa shtete të botës ende po regjistrohen raste në rritje të COVID-19 dhe krahas kësaj, jemi edhe në periudhën e gripit sezonal, problemet shëndetësore lidhur me këto dy sëmundje mund të zhvillojnë komplikime të rënda te të gjitha moshat, në veçanti tek personat me sëmundje kronike.
Mënyra më e mirë dhe hapi më i rëndësishëm për të parandaluar format e rënda dhe vdekjet nga gripi sezonal dhe COVID-19 është marrja e vaksinës kundër Gripit sezonal dhe COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ua rekomandon qytetarëve marrjen e këtyre vaksinave në të njëjtën kohë.”, thuhet në postimin e kësaj Ministrie./FolDrejt/