Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka hapur konkursin për shkollimin specialistik, shkruan Fol Drejt.
“Ministria e Shëndetësisë njofton se është hapur konkursi i ri për Shkollim Specialistik, sipas kritereve të parapara me Udhëzimin e ri për Shkollim Specialistik UA 01/2023.
Numri i specializimeve, siç jeni të njoftuar, mbështetet në tri kriteret bazë:
● Kuadrin deficitar
● Kapacitetet Mentoriale
● Kapacitetet infrastrukturore”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook.
Në njoftim theksohet se konkursi për shkollimin specialistik është në përputhje me standardet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit dhe se përmes këtij konkursi ndahen 359 specializime për lëmi klinike, Mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.
“Specializantët që do të pranohen në kuadër të Institucioneve Publike Shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për nevoja të stafit profesional.
Informacionet shtesë lidhur me konkursin e hapur dhe përmbajtjen e UA të vitit 2023 mund t’i gjeni në web portalin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.”, thuhet në vazhdim të njoftimit. /FolDrejt/
Për informacionet shtesë, ndiqni lidhjen e mëposhtme: