Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka apeluar që qytetarët të kenë kujdes gjatë përgatitjeve për festën e fundvitit, transmeton Fol Drejt.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare, MSh ka këshilluar qytetarët që t’i shmangin turmat dhe grumbullimet e panevojshme.
“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm” – thuhet në thirrjen e MSh-së./FolDrejt/