Luftimet në Gaza janë intensifikuar nga të dyja palët, duke prodhuar edhe viktima të konsiderueshme. Ministria e Shëndetësisë në Gaza, nën varësi të Hamas, ka deklaruar se 145 palestinezë kanë humbur jetën në luftimet e kësaj javë dhe se prej tyre, 45 janë të mitur.
Po sipas ministrisë në fjalë, mbi 1000 njerëz janë plagosur. Ministria nuk shprehet sesa prej të vrarëve ishin persona, pjesë të Hamas apo të ndonjë organizate tjetër.
Izraeli nga ana e tij ka thënë se shumë nga të vrarët ishin terroristë dhe se disa vdekja u shkaktuan nga raketa të hedhura në drejtim të territorit izraelit, që shpërthyen më tej në Gaza.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Benny Gantz është takuar me zëvendës shefin e Shtabit të IDF Eyal Zamir dhe komandantë të tjerë të lartë ushtarakë përpara “vazhdimit të operacioneve aktive këtë mbrëmje” në Gaza.