Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është nënshkruar kontratë për forcimin e kapaciteteve në sektorin e shëndetësisë, shkruan Fol Drejt.
“Ministria e Shëndetësisë vazhdon me forcimin e kapaciteteve në fushën e shëndetit publik përmes sigurimit të pajisjeve për detektim të hershëm, pajisjeve laboratorike për qendrat e shëndetit publik dhe pajisjeve të tjera mjekësore. Kësaj radhe, MSh ka nënshkruar kontratë për dizajnin dhe mbikëqyrje të punimeve renovuese në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).”, shkruan në njoftimin e ministrisë në Facebook.
Tutje, në komunikatë thuhet se qëllimi i kontratës së nënshkruar është hartimi dhe përshtatja e dizajnit teknik, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen teknike që do të përdoret në renovimin e një pjesë të objekteve aktuale (hapësirë 1800-2000 m2) të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për punë laboratorike dhe të procesit edukativ në fushën e shëndetit publik. /FolDrejt/