Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, raporton se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 270.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona, transmeton Fol Drejt.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./FolDrejt/