Ministria e Shëndetësisë (MSh), në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKShPK), ka informuar opinionin në lidhje me situatën aktuale me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
MSh informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 486 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 328./FolDrejt/