Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas rastit fatal në Malishevë, ku trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor rezultoi me vdekjen e një gruaje, përcjell Fol Drejt.
Në njoftimin që ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë thuhet se përmes Inspektoratit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kjo ministri menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare.
“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë.
Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.”, thekson ndër tjerash njoftimi i MSH-së.