Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

“Ministria e Skandaleve” e vitit 2022

Me çfarë vështirësish u përball Ministria e Drejtësisë, sa herë u kërkua dorëheqja e Ministres Haxhiu dhe ngjarje të tjera

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Albulena Haxhiu, mund të cilësohet pa mëdyshje, si një ndër ministritë të cilën e kanë përcjellë skandale të mëdha gjatë vitit që e lamë pas, shkruan Fol Drejt.

Albulena Haxhiu mbahet mend si ministrja që pat protestuar para ministrisë së vetë, nuk mund të lavdërohet për punën që e ka bërë gjatë vitit që e lam pas. Viti 2022 nuk shënjoi atë që pritej: reformimin e sistemit të drejtësisë, përkundrazi, u thellua hendeku i komunikimit ndërmjet pushteteve.

Ekzekutivi, i përfaqësuar në këtë rast nga Ministrja Haxhiu, shpesh akuzoi gjyqësorin dhe prokurorinë, për neglizhencë, mosveprim dhe zvarritje të proceseve hetimore e gjyqësore.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Megjithatë kjo nuk e ndihmoi sistemin, e aq më pak ta përshpejtonte procesin.

“RASTI DEHARI”

“Rasti i Astrit Deharit” edhe një herë u rikthye në vëmendjen e opinionit publik, por jo për të mirë.

Rasti i aktivistit të dikurshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili vdiq në rrethana të dyshimta para gjashtë vitesh, mbet i pazgjidhur edhe këtë vit. Premtimet e ministres Haxhiu, se me ardhjen e tyre në pushtet do të zbardhej çështja, kanë mbetur të papërmbushura.

“Ka një neglizhencë të theksuar nga ana e Prokurorit Special, ai nuk flet për rastin, nuk flet për veprimet që i ka ndërmarr dhe injoron çfarëdo kërkese që e ka familja apo edhe avokati mbrojtës” – patë thënë Haxhiu në përvjetorin e sivjetmë të vdekjes së aktivistit.

Dy vite më parë, saktësisht më 6 shkurt të vitit 2020, ajo premtonte që do të angazhohej me të gjitha kapacitetet për ta ndriçuar rastin, e për më shumë edhe Vetting në sistemin e drejtësisë dhe polici.

Mirëpo më 8 dhjetor të këtij viti, në një konferencë për shtyp, ministrja Haxhiu ka njoftuar se 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nga opozita dhe nga shoqëria civile u kërkua dorëheqja e Haxhiut, por një veprim i tillë nuk u ndërmor, përkundrazi pati konsekuenca të tjera:

“Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe Ilirjana Shala, kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore. Vendimi ka hyrë në fuqi më 8.12.2022”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SISTEMI QË NUK I MBRONË GRATË, MINISTRIA QË NUK…

Më 30 nëntor të këtij viti në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare (QKUK), u ekzekutua një grua shtatzënë. Rasti tronditi gjithë opinionin dhe sërish u kërkua llogari nga Ministrja Haxhiu.

Më 1 dhjetor ajo ftoi takimin e grupit ndërministror, ku të ftuar ishin edhe zyrtarët nga prokuroria dhe gjyqësori, por të cilët nuk morën pjesë.

“Fatkeqësisht as prokuroria e as gjykata, pra as përfaqësuesi nga prokuroria e as përfaqësuesi nga gjyqësori s’kanë qenë të pranishëm, në fakt do të duhej të kishin më shumë ndërgjegje edhe morale edhe njerëzore e profesionale. S’kam koment për veprimet e tyre” – tha ajo pas takimit.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm, më 25 nëntor u ekzekutua me sëpatë një grua tjetër, e cila doli të ishte një mësuese.

Një rast tjetër që u komentua gjatë, ishte ai i dhunimit të një 11 vjeçareje nga 5 persona. Ngjarja tronditëse u raportua të ketë ndodhur në nëntor të këtij viti. Saktësisht sipas të dhënave të policisë, rasti u raportua më 27 gusht. Disa ditë më vonë u organizua një protestë masive ku u kërkua nga qeveria të epte llogari. Edhe në këtë rast, u kërkua dorëheqja e ministres Haxhiu.

Kjo e fundit akuzoi prokurorinë për mosveprim me kohë në rastin e 11 vjeçares. Në një kundërpërgjigje të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj deklaratave të ministres u tha ndër të tjera se “trajtimi i rastit të 11 vjeçares nga ana e Prokurorit të Shtetit është bërë konform të gjitha dispozitave ligjore të cilat janë ndërmarrë në kohë dhe në mënyrë profesionale, në koordinim me institucionet e tjera relevante, andaj, për ne janë të pabaza dhe të papranueshme deklarata të tilla publike.”

…dhe ky nuk ishte rasti i vetëm i përplasjes së ekzekutivit me pushtetin ligjor.

“DREJTËSIA” KUNDËR SARKAZMËS

Më 5 shtator, një postim në llogarinë e saj në Facebook, mori vëmendje të madhe në opinionin publik në Kosovë. Ministrja Haxhiu duke dashur të ilustronte “batakun” në të cilin ka rënë sistemi i drejtësisë shkroi:

“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë! *Postimi më lartë është bërë me lejen e prindit.”

Por ajo u bë pjesë e një sarkazme autor i së cilës ishte një bashkatdhetar nga mërgimi. Bëhet fjalë për Korab Blakajn, një biznesmen kosovar që jeton dhe vepron në Austri.

 

”Në vitin 2000, moshën 14 vjeqare më kanë dhunuar seksualisht dy gra në një dasëm! Prokuroria i ka lënë të lirë, sot e asaj dite enden të lira duke kërkuar viktimat fatkeqe të  radhës! Postimin e bëj publik me leje të Ministres Albulena Haxhiu” – shkroi Korab Blakaj. Më vonë në një intervistë për Nacionale.com ai tha se ai me këtë status donte të tallej me nivelin e ministres, duke theksuar se nuk kishte asgjë personale kundër saj.

Në debatin virtual që shpërtheu në këto përplasje, u përfshinë edhe avokatë të njohur të cilët ia kujtuan ministres se “nuk ka asgjë për të raportuar në polici”.

VETTINGU I (PA)PËRMBUSHUR

Më 4 shtator u  dorëzua në Kuvendin e Kosovës dosja për reforma në drejtësi. Kreu i qeverisë – Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja Haxhiu, ia dorëzuan Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dosjen në fjalë, duke theksuar se “sistemi i drejtësisë mbetet prioritet i qeverisë”.

Ndryshe prej asaj që deklaronte Haxhiu në vitin 2022 (se për 24 muaj do ta kryenin këtë proces), duket që gjërat janë zvarritur më gjatë se sa që ka menduar ajo.

Suksesi më i madh i kësaj ministrie duket që do të mbetet dorëzimi i dosjes së Vetting-ut në kuvend, ndërsa nuk dihet nëse ky proces do të përmbyllet as në vitin 2023./FolDrejt/

 

Tags: 11 vjecarja e dhunuarAlbulena HaxhiuBlakajDoreheqjegruaja shtatzeneHaxhiuKosoveMinistria e DrejtesiseSkandaletVettinguViti 2022viti 2023
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Joseph: Heshtje derisa Vuçiq të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë

Lajmi tjetër

Edward Joseph: “Problemi në Ballkan është Serbia”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM