Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut njoftoi sot se Koreja e Veriut po përballet me një mungesë serioze ushqimore.
“Situata e ushqimit në Korenë e Veriut duket se po përkeqësohet,” tha Ministria e Unifikimit, raporton Reuters.
Kështu, Ministria konfirmoi pjesërisht pretendimet e sotme të gazetës koreano-jugore DongA Ilbo, sipas së cilës Koreja e Veriut ka reduktuar porcionet e ushqimit për ushtarët për herë të parë në 23 vjet, transmeton Fol Drejt.