Ministria e Zhvillimit Rajonal do të mbajë konferencën vjetore ““Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”.
Siç njoftohet nga kjo Ministri, në këtë konferencë pritet prezantimi i të arriturave të deritanishme në fushën e zhvillimit rajonal gjatë vitit 2022, prezantimin e politikave dhe programeve në fushën e zhvillimit rajonal, bashkëpunimin ndër-institucional me ministri të linjës dhe komuna, si dhe prezantimin e bashkëpunimit me partnerë strategjikë dhe shoqërinë civile, transmeton Fol Drejt.
Konferenca do të mbahet më datë: 20 Dhjetor 2022 (e Martë), nga ora 18:00 në Hotel Sirius, Prishtinë.
Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministritë e Linjës, Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Ambasadat, Kryetarët e Komunave, organizatat partnere ndërkombëtare dhe vendore, Universiteti i Prishtinës dhe Universitetet tjera private, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), Odat Ekonomike Kosovare, Agjencitë Zhvillimore Rajonale (AZHR-të, si dhe bashkëpuntorë tjerë./FolDrejt/