Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Në konferencën e saj ditore të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, ministria tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse ishin transferuar në bregun e majtë ose në lindje të lumit Dnipro, raporton The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se tërheqja u përfundua deri në orën 05:00 me orën e Moskës (0200 GMT) të premten në mëngjes.
Rusia urdhëroi tërheqjen të mërkurën pasi tha se përpjekjet për të ruajtur pozicionin e saj dhe për të furnizuar trupat ishin “të kota” përballë një kundërofensive në rritje ukrainase.
Ministria tha gjithashtu të premten se nuk kishte mbetur asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake ose ushtar në anën perëndimore të lumit, i cili përfshin kryeqytetin rajonal Kherson, dhe se nuk kishte pësuar asnjë humbje të personelit ose pajisjeve gjatë tërheqjes./FolDrejt/