Rusia prej javësh ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se nuk u kanë dhënë viza hyrje anëtarëve të delegacionit rus.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe anëtarëve të delegacionit rus janë pajisur me viza hyrje për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sipas një agjencie ruse të lajmeve duke cituar Ministrinë e Jashtme, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Rusia prej javësh ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se nuk u kanë dhënë viza hyrje anëtarëve të delegacionit rus për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 73-të , e cila nis punën sot në Nju Jork.
” Sot iu dhanë viza hyrëse Lavrovit dhe disa prej atyre që do ta shoqërojnë atë ,” njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë e jashtme.
Moska akuzon SHBA-në se po përpiqet të bllokojë pjesëmarrjen e plotë të Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme duke vonuar vizat e hyrjes për rusët. Takimet e nivelit të lartë të AP fillojnë javën e ardhshme.
Kremlini tha sot se SHBA po “shkel detyrimet e veta” duke mos lëshuar viza për të gjithë delegacionin e Rusisë dhe tha se po ndërmerrte hapa për t’i kërkuar llogari OKB-së dhe SHBA-së për situatën./FolDrejt/