Ministrja e Ekologjisë dhe Energjisë e Austrisë, Leonore Gevesler, ka bërë të ditur se qëllimi është që Austria të mos ketë më nevojë të importojë gaz nga Rusia pas pesë vitesh.
Nevojitet një përpjekje kombëtare. Është e pamundur të heqësh dorë nga gazi nga Rusia nga sot në nesër. Bëhet fjalë për tre shtylla. Duhet të reduktojmë konsumin e gazit, të kalojmë në burimet gjeotermale, pompat e nxehtësisë etj, kudo që të jetë e mundur. Duhet të prodhojmë edhe biogaz. “E treta është se ne kemi nevojë për vende të tjera për të na furnizuar me gaz”, shpjegoi ajo në një intervistë për të përditshmen Estereich, transmeton FolDrejt.
Kjo, shton ajo, ishte arsyeja e udhëtimit të saj të fundit në Katar.