Ministrja Haxhiu priti sot në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj, me ç’rast diskutuan kryesisht rreth kompletimit të legjislacionit në fushën e deklarimit të pasurisë, po ashtu edhe për adresimin e udhëzuesit për sinjalizimin, transmeton Fol Drejt.
Ministrja Haxhiu adresoi nevojën e përfshirjes së AKK në draftet e projektligjeve për deklarimin e pasurisë si dhe për Agjencinë për parandalimin e korrupsion të cilat janë për shqyrtimin pranë Kuvendit.
Kompletimi i legjislacionit antikorrupsion si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në mes institucioneve u konsiderua i vlefshëm po aq sa i domosdoshëm edhe në kuadër të fushëveprimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, sipas z. Buleshkaj.
Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të të dy institucioneve me qëllim të fuqizimit dhe zbatimit të ligjeve të Kosovës./FoLDrejt/