Këto komente, Annalena Baerbock i bëri gjatë hapjes së takimit me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me partnerët e Procesit të Berlinit në kuadër të Konferencës për Ballkanin Perëndimor, raporton Klankosova.tv.
“U bëj thirrje miqve të mi evropianë që janë këtu në tryezë, por edhe në BE, që tani ne si BE duhet t’i përmbushim premtimet e vjetra, siç është liberalizimi i vizave për Kosovën. Javën e kaluar, Komisioni Evropian rikonfirmoi rekomandimin e vitit 2018 që të ecet përpara. U bëj thirrje partnerëve të BE-së që përfundimisht të jepni dritën e gjelbër tani. I kemi dhënë premtimet tona si BE, prandaj duhet t’i realizojmë”, tha ministrja gjermane.
Ajo tha se qëllimi i Procesit të Berlinit është bashkimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. /Klankosova.tv