Olaf Scholz, në fund të kësaj jave do të udhëtojë drejt Pekinit.
Brenda qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga social-demokratët po shfaqen mosmarrëveshje për lidhjet me Kinën, ndërsa Partia e Gjelbër po kërkon një qëndrim më të ashpër.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, gjatë një vizite në Uzbekistan tha se kancelari gjerman ka vendosur kohën e udhëtimit të tij, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Tani është thelbësore t’i bëjmë mesazhet që kemi vendosur së bashku në marrëveshjen e koalicionit, mesazhet që gjithashtu kam sjellë këtu në Azinë Qendrore, të qarta edhe në Kinë”, shtoi ajo.
Politikania e Parisë së Gjelbër bëri thirrje për një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës. Sipas saj, “është thelbësore t’ia bëjmë të qartë Pekinit se çështja e kushteve të drejta konkurruese, çështja e të drejtave të njeriut dhe çështja e njohjes së ligjit ndërkombëtar janë baza jonë për bashkëpunim ndërkombëtar”.
Baerbock theksoi se në bisedimet e saj me homologun e saj nga Uzbekistani, Vladimir Norov, ajo e bëri të qartë se “si qeveri gjermane po hartojmë një strategji të re për Kinën, sepse sistemi politik kinez ka ndryshuar në mënyrë masive vitet e fundit dhe kështu edhe politika jonë për Kinën duhet të ndryshojë”.
Muajin e kaluar, kancelari Scholz shtyu një kompromis për synimin e investimeve të Kinës për një terminal kontejnerësh në Portin e Hamburgut, pavarësisht kundërshtimeve nga politikanët e gjelbër./FolDrejt/