Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Baerbock tha se gjatë vitit të kaluar ka pasur përpjekje për të përdorur kanale diplomatike për të penguar Rusinë nga një luftë brutale agresioni, por se presidenti i atij vendi, Vladimir Putin, u përgjigj me sulme edhe më brutale.
Në një intervistë me El Pais, Baerbock theksoi se pacifizmi nuk do të thotë të tolerosh padrejtësinë, por përkundrazi se dhuna nuk duhet përdorur për të arritur, përcjell Fol Drejt.
“Në nivel ndërkombëtar nuk duhet të zbatohet ligji i më të fortit, por forca e ligjit. Nëse Putini shkel brutalisht të drejtën ndërkombëtare, pushton një vend fqinj më të vogël, vret njerëz me gjakftohtësi, mendoj se është përgjegjësia jonë ndërkombëtare të mbështesim viktima, që në këtë rast është Ukraina dhe populli i saj… Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim Ukrainën me armë”, tha Baerbock./FolDrejt/