Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Serbisë që ta zvogëlojë numrin e trupave përgjatë kufirit me Kosovën.
Këto deklarime ajo i bëri pas takimit të 27 shefave të diplomacisë së unionit evropian që po zhvillohet në Kiev.
Kryediplomatja gjermane theksoi se bashkë me amerikanët ditë më parë i kanë me dije Beogradit, për uljen e tensioneve me Kosovën.
Sipas saj kjo është “është thirrja urgjente” që Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka bërë Serbisë.
“E rëndësishme është që ditëve të fundit ne bashkë me amerikanët ua kemi bërë të qartë që të mos ketë tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të ulë praninë e trupave ushtarake të saj përgjatë kufirit me Kosovën dhe kjo është thirrja urgjente e jona që vjen nga takimi i përbashkët i 27 ministrave të jashtëm në Kiev”, tha Baerbock.