Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se NATO është e orientuar drejt mbrojtjes dhe në të njëjtën kohë një aleancë me dyer të hapura.
Duke folur për gazetarët përpara një takimi joformal të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin, Gjermani, Baerbock tha se të gjithë në Evropë kanë nevojë për më shumë siguri në këtë moment, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ajo shtoi se partnerët e NATO-s ua kanë bërë të qartë të gjithëve se dyert e tyre tani janë të hapura për ata që kanë nevojë për mbështetje të sigurisë.
“Këta janë miqtë dhe partnerët tanë të ngushtë Finlanda dhe Suedia”, tha Baerbock, duke shprehur kënaqësinë që ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve morën pjesë mbrëmë në ngjarjen e NATO-s.
“Finlanda dhe Suedia janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe se nuk janë pjesë e NATO-s, por tani”, siç tha Baerbock, për shkak të Rusisë, këto dy vende duan të anëtarësohen në NATO.
“Në këtë moment dera jonë është e hapur. NATO është dhe do të jetë gjithmonë një aleancë e orientuar drejt mbrojtjes, por është gjithashtu një aleancë me dyer të hapura. Kjo është arsyeja pse ne mirëpresim Finlandën dhe Suedinë nëse parlamentet dhe shoqëritë e tyre vendosin të anëtarësohen në NATO”, tha Baerbock.
Ajo shtoi se Gjermania së shpejti do të miratojë pjesëmarrjen e këtyre dy vendeve në aleancë dhe se këtë çështje tashmë e kanë diskutuar me të gjitha partitë demokratike në vend.
“Si Gjermani dhe qeveri gjermane, ne kemi përgatitur gjithçka për një proces shumë të shpejtë miratimi”, tha Baerbock.
Finlanda dhe Suedia synojnë të bëhen anëtare të NATO-s, e cila aktualisht ka 30 anëtarë./FolDrejt/