Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka mbërritur në Kiev për vizitën e saj të dytë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, shkruajnë mediat e huaja.
Vizita e saj në kryeqytetin ukrainas, e cila nuk u njoftua për arsye sigurie, ka për qëllim të demonstrojë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
Ajo tha se Gjermania do të mbështesë Ukrainën si në anën humanitare edhe financiare./abcnews.al/