Në një postim nga llogaria e saj Twitter, Linde tha se “për shkak të dezinformimit të përhapur”, dëshiron të rikujtojë se Suedia është vendi i parë që ka njohur PKK-në si organizatë terroriste
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, theksoi se vendi i saj është vendi i parë pas Turqisë që ka vendosur PKK-në në listën e organizatave terroriste dhe se ky qëndrim nuk ka ndryshuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një postim nga llogaria e saj Twitter, Linde tha se “për shkak të dezinformimit të përhapur”, dëshiron të rikujtojë se Suedia është vendi i parë që ka njohur PKK-në si organizatë terroriste.
Ajo rikujtoi se vendimi është marrë në periudhën e qeverisë Olof Palme dhe se Bashkimi Evropian e ka ndjekur atë në vitin 2002.
Më tej ministrja Linde shtoi se “Ky pozicion nuk ka ndryshuar”.