Pranimi i propozimit të bazuar në iniciativën gjermano-franceze do të përmirësonte rrënjësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, tha Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Leermann, dhe theksoi se ky propozim është një mundësi unike, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.
Në një intervistë për European Western Balkans, Leerman theksoi se pranimi i propozimit do të largonte pengesat në rrugën drejt integrimit të mëtejshëm në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin ekonomik të Serbisë dhe Kosovës.
“Të gjithë anëtarët e BE-së shpresojnë se Serbia dhe Kosova do të përfitojnë nga kjo mundësi historike dhe unike. Evropa e përqafon rajonin si kurrë më parë, krahët tanë janë të hapur, por ne kemi nevojë që të dyja palët të veprojnë në mënyrë konstruktive”, tha Leerman.
Leerman theksoi se Gjermania mirëpret faktin që Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova po zbatojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
“Ne si vend kandidat presim që Serbia të angazhohet në mënyrë të ngjashme. Harmonizimi me politikën e jashtme evropiane, mbi të gjitha ndaj Rusisë, është vendimtar për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën drejt BE-së”, tha Learman, transmeton Fol Drejt.