Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar dje presidenten e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e përvjetorit të fitores me 14 shkurt 2021.
Gjatë kësaj vizite, Gërvalla ka vlerësuar se binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik.
“Kemi dhe shumë punë për të bërë. Rruga e nisur së bashku është e gjatë, plot sfida por edhe suksese të dukshme tashmë.
Po e citoj poetin:” “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!””, ka shkruar Gërvalla tutje në postimin e saj./FolDrejt/