Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje, teksa është shprehur se Kosova do të vazhdojë përpjekjet për çrrënjosjen e këtij dënimi.
Këtë e ka bërë me dije vetë ministrja Gërvalla përmes një postimi në Twitter, transmeton Fol Drejt.
“Mirë që mora pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin me ftesë të koleges sime të dashur gjermane, Anna Baerbock dhe ministrit të Drejtësisë, Marco Busçmann. Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje”, është shprehur ministrja në Twitter./FolDrejt/