Athina zyrtare ka kohë që është duke shqyrtuar ndërrimin e pozicionit karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vizitat e ministrit Nikos Dendias në Kosovë kanë qenë një paralajmërim se Greqia po e shqyrton njohje e pavarësisë.
Pas gjithë këtyre zhvillimeve, sot në Athinë po qëndron kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila do të takohet me kryediplomatin grek, Nikos Dendias.
Lajmin e ka bërë me dije zyra për media e MPJD-së, ku është thënë se “fokus i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy shteteve”.
“Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj”.
“Ministrja Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, ka njoftuar MPJD-ja.