Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot pritet të nënshkruajë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit me Izraelin, transmeton Fol Drejt.
Ky memorandum vendos zyrtarisht lidhjet formale ndërmjet Shkollës Ndërkombëtare për Studimet e Holokaustit “Yad Vashem”, dhe Ministrisë së Arsimit në Kosovë, duke shënuar fillimin e seminareve të trajnimit të mësuesve për edukimin e Holokaustit.
Kjo është bërë e ditur Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, siç është bërë e ditur po ashtu se edhe se zëvendëskryeministrja do të vizitojë Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, “Yad Vashem”, transmeton Fol Drejt.
Pas kësaj, Gërvalla do të vizitojë Muzeun Historik të Holokaustit, ku edhe do të marrë pjesë në një ceremoni në Sallën e Kujtesës, ndërkohë që po ashtu do të vizitojë Memorialin e Fëmijëve dhe do të nënshkruajë Librin për të ftuarit “Yad Vashem”.