Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj kroat, Gordan Grlic Radman në margjinat e takimit të Procesit të Berlinit, shkruan Fol Drejt.
Konfirmimin e takimit e ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku ministri kroat raportohet t’i ketë premtuar homologes së tij ndihmën e shtetit kroat për liberalizimin e vizave me BE-në dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ministrat poashtu kanë diskutuar edhe për pozitën e pakicës kroate në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Gordan Grlic Radman takoi Zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvallën në margjinat e Procesit të Berlinit dhe shprehu mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe regjimin e liberalizimit të vizave me BE. Ministrat diskutuan edhe për pozitën e pakicës kroate në Kosovë.” /FolDrejt/
Minister @grlicradman met 🇽🇰 Deputy PM @gervallaschwarz on the sidelines of #BerlinProcess and expressed support for 🇽🇰 @coe membership, as well as #EU visa regime liberalization. The ministers also discussed the position of 🇭🇷 minority in #Kosovo. pic.twitter.com/xJZYL2g6Wt
— MVEP/MFEA 🇭🇷 (@MVEP_hr) October 21, 2022