Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se 17 studentë sot kanë filluar praktikën në Ministrinë e Drejtësisë.
Për këtë ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Qeveria për studentët
17 studentë sot kanë filluar praktikën në Ministrinë e Drejtësisë. Përkushtimi dhe përgjegjshmëria janë parakusht për të ardhme të ndritur.
Studentëve ju urova suksese dhe punë të mbarë në këtë angazhim”, u shpreh Haxhiu./FolDrejt/