Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në konferencën për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë ka adresuar veprimet e ndërmarra të ekzekutivit në raport me pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar, shkruan Fol Drejt.
“Së bashku me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, morëm pjesë në konferencën për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Ministrja Haxhiu theksoi se ka adresuar veprimet që ka ndërmarrë ekzekutivi në raport me dhënien në shfrytëzim apo shitjen e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar e cila kërkon përkushtim të madh institicional dhe bashkëpunim të fuqishëm në mes të Ministrisë, policisë, prokurorisë e gjykatave. /FolDrejt/