Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, kanë vizituar strehimoren “Shtëpia ime” në Ferizaj, raporton Fol Drejt.
“Së bashku me shefin e EULEX, vizituam Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Shtëpia ime”, në Ferizaj.
U njoftuam me punën e madhe që bëhet në këtë Qendër dhe ofruam mbështetjen tonë të plotë për realizimin e misionit të tyre.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu u shpreh se si asnjëherë më parë, Qeveria ka mbështetur kërkesat e strehimoreve dhe e ka bërë prioritet adresimin e dhunës në familje, dhunën në baza gjinore dhe dhunën ndaj grave. /FolDrejt/